.
.


Kontakto autorin

Informacionet e kontaktit
Te dashur Vizitor ta kujtojmë me ndere e krenari veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te Familjes se tij, te përkulemi përherë para gjakut te dëshmorëve qe na dhanë mundësinë te jemi te barabartë me popujt e shteteve europiane. Lavdia dhe falenderimi qofte ne Allahun fuqiplote, nderi dhe falënderimi qoftë mbi ata qe dhanë jetën për këtë ditë. Gëzuar dhe e festofshim për jete e mot EPOPEN E LAVDISHME TE USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES.

Kategorite
Shtėpia
Vjersha pėr dėshmorėt
video clipe lufte
Vjersha per Komandantin
Dokumente
Origjina e Ilireve
10 gusht 1998-Gabrricė
L i b r a
Humor
Ēka kan shkruar per UĒK-ne
Foto klipe nga rivarimi i deshmoreve
Komandanti Adem Jashari-video
Video klipe nga perkujtimet dhe rivorimet
Poezi per trimat
Dokumentari per 3 deshmoret e f. Biqec
Dėshmorėt e Br. 162 "Agim Bajrami"
Dėshmorėt e lirisė
Poezi nga vizitorėt
Lista e Dėshmorėve "Feniksėt e Lirisė"
Fotografi nga perkujtimet per Deshmorėt

...Artikujt e fundit
hi
[25/07 02:31AM]

Dokument
[14/07 03:26AM]

Dokumenti kriminal i Ēubrilloviqit bazė mbi spastrimin etnik tė shqiptarėve
[14/07 03:04AM]

Dokumentari i 3 dėshmorėve te f. Biqec pjesa e 5-tė
[30/04 05:49PM]

Dokumntari (pjesa e katert)
[20/04 06:26PM]

Dokumentari pjesa e trete
[20/04 06:24PM]

Dokumentari (pjesa e dyte)
[19/04 05:33PM]

Dokumentari
[19/04 05:26PM]

Poezi nga Fitore Hajdini
[30/03 08:28AM]

Poezi nga Valtoni
[17/03 05:11PM]

Kenga per Hetem Asaj nga Shkurte Fejza
[05/03 04:54PM]

Manifestimi ne f. biqec
[04/03 06:58PM]

Fenikset e lirise 5
[14/02 06:24PM]

Video klip
[25/01 10:14AM]

Betimi te Uji i Bardhe 2
[24/01 04:03PM]

Betimi te Uji i Bardhe
[24/01 09:49AM]

Poezi nga Zelije Zenuni
[07/01 04:55AM]

Komandant Shpata "Milaim Mezini"
[06/01 03:12AM]

Komandant Bardhi "Milaim Mezini"
[06/01 03:01AM]

Poezi nga Arbri
[13/11 04:17AM]


Foto albumet Skender Veseli
0


Miqte e mi
Muzik

Linkat e mi
Shefketi







01/10 02:42AM
Qani Luma
(0) komentet,   (0) ...

 

QANI M. LUMA
(1976-1999)

 

Qani Luma u lind më 17 maj 1976 në Glloboçicë. Glloboçica gjithmonë kishte lindur trima për lirinë e Kosovës. Të frymëzuar nga heroizmi i Grykës së Kaçanikut, symbol i Termopileve Shqiptare shumë të rinj rrokën armët dhe hynë në radhët e UÇK-së. Qaniu, mësimet e para i mori në shkollën fillore të vendlindjes. Ndërkaq, në pamundësi që t`i vazhdonte më tutje mësimet, për shkaqe ekonomike dhe për shkak të rrugës së gjatë e të vështirë malor, sidomos gjatë stinës së dimrit, detyrohet t`i ndërpres ato.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/79387


30/09 03:19AM
Osman Mustafė Luma
(0) komentet,   (0) ...

 

OSMAN MUSTAFË LUMA
(1971-1999)

 

Osman Luma u lind më 5 tetor 1971 në fshatin Glloboçicë, nga prindërit: Mustafa dhe e ëma Naxhija, Osmani rrjedh prej një fmailjeje me ide të qarta kombëtare dhe bujare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, atë ushtarake, në Beograd. Vetëm pas një viti të studimeve, për shkak të plasjes së luftës në Bosnjë, në Kroaci, në Slloveni e në të tjera vise të Jugosllavisë u detyrua që t`i ndërpres mësimet. Pas kthimit nga Beogradi, Osmani shkathtësinë që e kishte mesuar në shkolën ushtarake e orientoi rreth organizimit të popullit për financimin dhe për ngritjen e arsimit, sepse arsimi është baza kryesore që një shoqeri të ec përpara. Sa më i ngritur të jetë niveli i arsimit aq më afër pavarësisë jemi, Osmani punonte shumë, sepse si ushtarak më së miri e dinte se lufta në Kosovë ishte në fazen e parë të shpërthimit. Ishte aktiv, i sjellshëm dhe i afërt me të gjithë, madje edhe me ata që nuk e njihnin. Nga fundi i vitit 1997, Osmani bën hartimin e planit për mbrotjen dhe evakuimin e popullatës nga sulemt e pushtuesve serbë. Ai ishte i bindur se armiku pa luftë nuk do të largohej nga Kosova dhe kurrë nuk do të fitohej liria. Osmani deri në mars të vitit 1998 kishte bërë edhe përgatitje të tjera taktiko-ushtarake. Ai tashmë ishte takuar me komandant Agim Bajramin dhe ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së. para shpërthimit të luftës, Osmani kishte kryer me sukses dhjetra aksione. Lufta në Kosovë, Osmain e gjeti në cilisinë e zvendëskomandantit të kompanisë, në Brigadën 162 “Agim Bajrami”.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/79306


30/09 03:16AM
Murat Xhemail Lika
(1) komentet,   (0) ...

 

MURAT XHEMAIL LIKA
(1975-1999)

 

Në mesin e dëshmorëve të lirisë bën pjesë edhe Murat Xhemail Lika, i cili u lind më 1 shkurt 1975 në fshatin Shtrazë. Murati mësimet e shkollës fillore i kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm, në pamundësi që të udhëtonte për shkak të kushteve të vështira ekonomike, pa dëshirën e tij, u detyrua ta ndërpirste. Ishte krah i fortë i shtëpisë, i urtë, i degjueshëm. Brenga më e madhe e Muratit ishte fati i Kosovës, sepse okupatori serb kishte ndalur me forcë çdo gjë që frymonte shqip. Vetëm falë idealit dhe sakrificës kombëtare, shqiptarët qëndronin të pathyeshëm. Kur Kosovës i kanosej lufta, Murati, ishte i vetëdijshëm se lufta kërkon luftatërë, ndaj ai me mish e me shprit u vu në lëvizje për çlirimin e atdheut duke punuar në ilegalitet të thellë.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/79304


29/09 09:16AM
Hetem Alush Hasaj
(0) komentet,   (0) ...

 

HETEM ALUSH HASAJ
(1964-1999)

 

U lind më 14 mars 1964 në fshatin Gabrizë. Shkollën fillore, deri në klasën e katërt e kreu në Elezaj, kurse prej klasës së pestë e diri në të tetën në Doganaj. Shkollën e mesme e vazhdoi në Kaçanik, vetëm dy vjet, sepse Kosova ishte e okupuar nga forcat serbo-çetnike. Me fillimin e demonstrative të para, edhe Hetemi iu bashkangjit këtyre. Atë e gjejmë në radhët e para të demonstrative për çlirimin e atdheut, ku vërehet nga policët dhe gjatë vitit 1981 keqtrajtohet. Hetemi rrjedh prej një familje punëtore. Ksihte shprit revolucionari, që vërtetohet me veprat e tij patriotike. Në marsin e vitit 1982 u detyrua ta ndërpriste shkollimin e mesëm dhe shkoi jashtë atdhetu, në Zvicër. Në vjeshtë e vitit 1986 shkon në shërbimin ushtarak jugosllav në Kumanovë dhe në Shkup. Edhe atje përcilleshin lëvizjet e Hetemit. Pasi kryen shërbimin ushtarak, përsëri u detyrua të  shkonte në kurbet, prej nga e ndihmoi Lëvizjen Çlirimtare Kosovare.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/79224


29/09 08:39AM
Nazim Xhemshir Terziu
(0) komentet,   (0) ...

 

NAZIM XHEMSHIR TERZIU
(1977-1998)

 

Nazim Xh. Tereziu u lind më 8 tetor 1977. ishte fëmija i gjshtë në familjen me tradita patriotike dhe atdhetare. Familja e tij ballafaqohej jo vetëm me vështirsi ekonomike, por dhe me shqipfolës tradhtarë, të cilët më vonë nuk do ta lënë të qetë asnjëherë Nazimin.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/79219


29/09 03:27AM
Ismail Milaim Raka
(1) komentet,   (0) ...

 

ISMAIL MILAIM RAKA
(1955-1994)

 

Ismail Raka u lind më 24 janar 1955 në Kaçanikun e lashtë dardan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. Në vitet e `50-ta të udhëhequr nga Rankoviqi dhe krimeinelët e tjerë të Beogradit popullata shqiptare vritej dhe dëbohej nga trojet etnike shqiptare.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/79115


28/09 06:33AM
Danush Miftar Kurtaj
(0) komentet,   (0) ...

 

DANUSH MIFTAR KURTAJ

(1961-1999)

 

Danush Miftar Kurtaj u lind me lulet e para te pranverës. Së bahku me luleborën paraljamëronin ardhjen e stinës së re. këto lulet e para të kësaj pranvere në fshatin Gabrrizë. Mallet e Sharrit, me rrezet e para, paralajmëronin ardhjen në jetë edhe të një lule të bardhë. Gëzimi në familjen Miftari ishte i madh, atë ditë të 8 marsit të vitit 1961, po çilte edhe një lule e re. Lulen e parë të pranverës në shtëpinë Kurtaj e pagëzuan me emerin Danush. Familja Kurtaj kishte trashëguar traditën e atdhetarizmit brez pas brezi. Dhe, kështu këtë traditë e kultivoi ndër shekuj me krnari siç qëndronin krenare mallet e Sharrit mbi fshatin e Danushit. Së bashku me lulet e pranverës rritej edhe Danushi. Ai mësimet e para i kreu në shkollën fillore në fshatin Elezaj e në Doganaj, kurse mësimet e mesme, dega automekanike i kreu në Kaçanik. Punoi një kohë të gjatë në firmën “Trudbenik” të Beogradit. Kishte punuar edhe në shtete të tjera sin ë Gjermani, në Rusi, në Irak, në Çekosllovaki etj. Pasi shovensistët e Beogradit nuk kishin arritur që ta bënin për vete, pra që Danushi të punonte për qëllimet shoveniste, e larguan nga puna. Viti 1991 ishte nwj vit i ndryshimeve të mëdha në Ballkan. Danushi, ndërkaq u detyrua të merrte rrugën e kurbetit që të siguronte ekzistencën e familjes.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/78941


26/09 04:20AM
Daut Selim Rakoci
(0) komentet,   (0) ...

 

DAUT SELIM RAKOCI
(1956-1999)

 

U lind më  19 shkrut në  Kaçanik. Shkollën fillore dhe të  mesmen i kreu në  Kaçanik. Rrjedh prej një  failjeje bujare dhe patriotike. Që  në  fillimin e demonstratave në  Kosovë  dhe në  Kaçanik, Dauti jo vetëm që  merr pjesë, por edhe i organozon ato. Lufta në  Kosovë  e brengoste shumë . Me shokët e tij të  besës e të  fjalës e shtronte këtë  çështje  pas së  cilës ishte edhë Dauti i palodhshëm. Lufta u shtri edhe në  Kaçanik. Ky ishte i gatshëm ti bënte ballë  armikut gjakatar serb, ndaj u radhit në  rreshtat e parë  të  UÇK-së, pikërisht më  20 shkurt 1999. veprimtaria e tij patriotike ishte shembull se si mbrohet atdheu. Tepër e rRead More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/78810

26/09 04:11AM
Cenė Loku
(0) komentet,   (0) ...

 

CENË EKREM LOKU
(1961-1999)

 

Cenë Ekrem Loku u lind më 8 mars në fshatin Kotlinë, nga prindërit Ekrem dhe Sadije Loku. Ishte bir i një familjeje bujare dhe intelektuale. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në gjimnazin “Skenerbeu” në Kaçanik me sukses të shkëlqyeshëm.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/78809


29/08 03:18AM
Burim Rexha
(0) komentet,   (0) ...

 

Burim Selim Rexha
(1981-1999)

 

 

Burim Selim Rexha u lind më1981. Shkollën fillore e kreu në Kaçanik. Ai rrjedh nga një familje e varfër, por bujare dhe patriotike. Më vonë detyrohet të shkojë në Gjermani për të siguruar kafshatën e bukës. Atje takohet me shumë shokëpër të cilët problemi më i madh ishte çlirimi i atdheut nga çizmja robëruese e shkaut. Ishte i ri, por ndjenja atdhetarizmit e bënte të pjekur para kohe. Kosova ishte në tym e flakë. Pas një kohe Burimi i kthehet prap Kaçanikut, ku gjen shokë të gatsëhëm për ta luftuar pushtuesin dhe për ta dëbuar njëherë e përgjithmonë nga Kosova nënë.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75702


29/08 02:55AM
Burhan Zeneli
(0) komentet,   (0) ...

 

Burhan  Mexhid Zeneli

(1975-1999)

 

Burhan Mexhid Zeneli u lind më 25 shkurt të vitit 1975 në fshatin Bob të komunës së Kaçanikut. Shkollën fillore  i kreu në vendlindje, ndërsa mësimet e mesme, drejtimi i tregtisë, i kreu në Kaçanik. Familja e Zenelit, Burhanin e kishte të vetmin djalë. Nga karakteri, Burhani ishte një djalosh i urtë, ishte i sjellshëm dhe i ndershëm, e mbi të gjitha kishte patriotizmin në zemër. Ishte pjesëmarrës aktiv i  demonstratave dhe i protestave, që organizoheshin në komunë dhe më gjërë. Burhanin e mundonin shumë padrejtësitë që i sillnin popullit të tij pushtuesit serbë, siç ishin vuajtjet, torutrat, keqtrajtimet dhe vrasjet. Kjo, Burhanin gjithmonë e brengoste, porse ai e dinte se një ditë edhe kësaj do t`i vinte fundi. Burhani priste që pushtuesi të jepte llogarite e veta për të gjitha të këqiat që i kishte sjellë popullit shqiptar. Ai punonte në shkollën fillore “Idriz Seferi” në Bob. Më 20 dhjetor të 98`-tës, Burhani u inikuadra në radhët e UÇK-së, krahpërkrahë djemve me të mirë të kombit. Burhani me punën e tij ishte bërë shembull për të gjithë bashkëluftëtarët. Pushka e tij ishte top për armikun. Ishte i palodhëshëm. Në çdo betejë ishte gjithmonë i pari.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75701


28/08 12:17PM
Blerim Raka
(1) komentet,   (0) ...

 

Blerim Ramadan Raka

(1965-1999)

 

Blerimi u lind më 30 dhjetor 1965 në Kaçanik. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse studimet i vazhdoi në SHLE në Pejë. Për shkak të kushteve materiale si shumë të rinjë, u detyrua t`i ndërpres studimet në vitin e dytë, dhe të merrte rrugën e kurbetit.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75690


28/08 04:41AM
Bashkim Vishi
(2) komentet,   (0) ...

 

BASHKIM RAMUSH VISHI

(1977-1998)

 

Bashkim Vishi u lind më 18 maj 1977 në Dubravë. Në shtëpinë e Ramush Vishit kishte gëzim, kishte dasmë. Atë natë maji `77 erdhi në jetë gëzimi i parë në familjen e Ramushit, ishte ky vaj i embël fëmije. Pas pesë vajzave, lindi i vetmi djale. Lindja e Bashkimit gëzoi tërë familjen dhe të afërmit e tij. Bashkimi u lind kur Kosova kishte më së shumti nevojë për djemë, por edhe familja e Ramuhsit me gzim e kishin pritur trashëgimtarin e tyre. U lind në kohën e luleve të kuqe, të atij gjelbërimi pranveror dhe të luleve përplot aromë. Ishte vit kur populli shqiptar, e sidomos intelektualë të shquar, të cilët asnjëherë nuk ishin pajtuar me robërinë, burgoseshin dhe dergjeshin nëpër kazamatet e vdekjes të Jugosllavisë. Familja e Ramushit ishte një familje punëtore, bujare dhe patriotike. Bashkimi, mësimet e shkollës fillore i kreu në Dubravë, në shkollën “Kadri Zeka”. Okupatori serb kishte shkatërruar edhe institucionet shkollore, prandaj Bashkimi meqë nuk kishte mundësi ta vazhdonte shkollimin iu pervesh punës për ta ndihmuar familjen.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75672


26/08 04:53AM
Vjershe per dėshmorėt e Dubraves
(0) komentet,   (0) ...

 

Nje vjershe kushtuar Dëshmorëve

të Dubravës

Ne mendonim 
se jeni gjallë
mbi varrin e Juaj
kish mbi bar.....

Ne ju Kërkonim
nëpër burgje
varri i Juaj 
ish mbush lulëkuqe


Kur shpresonim
se jeni të gjallë
kishit  ra
Deshmor në Dubravë...............

Autori....shp.



TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75572

24/08 08:55AM
Avni Shehu
(0) komentet,   (0) ...

 

AVNI HAKI SHEHU

(1976-1999)

 

Avni Haki Shehu u lind më 18 dhjetor 1976 në fshatin Doganaj të Kaçanikut. Familja Shehu e kishte traditë atdhetarizmin, virtyt të cilin e kishte trashëguar edhe Avniu, Shkollën fillore Avniu e kreu në vendlindje, kurse të mesmen, në Gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75426


24/08 04:38AM
Ali Rakip Beqa
(0) komentet,   (0) ...

ALI RAKIP BEQA
(1973-1999)

 

Ali Rakip Beqa u lind më 30 janar 1973 në fshatin Pustenik – lagja Laç. Mësimet e para, Aliu i mori në vendlindje, kurse ato të mesmet në Kaçanik. Familja e tij nuk ishte e pasur, por nga të parët e vet kishte trashëguar bujarinë e traditën patrototike, duke u bërë kështu shembull për shumë breza. Kosova po vuante nga rgjimi i egër sllav. Për çdo ditë shtohej represioni. Kjo rëndonte shpirtin e rinisë kosovare, e kështu ndodhi edhe me shpirtin e Aliut, i cili mezi priste t`ia kthente pushkën armikut. Motiv i inkuadrimit të tijë në radhët e UÇK-së ishte shumë i qartë që në shpalljen e aksionit “atdheu në rrezik-vendlindja thërret”. Ai i ishte përgjigjur ftesësë si atdhetar i vërtetë dhe më 10 korrik të `98-tës kishte hyrë në radhët e UÇK-së. Pas stërvitjeve ushtarake në Shqipëri hyri në Kosovë, në Drenicë.
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75399

23/08 02:59AM
ABIT RAMIZ DULLOVI
(1) komentet,   (0) ...

ABIT RAMIZ DULLOVI

(1966-1999)

Abit Dullovi u lind më 20 korrik 1966 në fshatin Biqec. Familja Dullovi gjatë historisë kombëtare gjithmonë ka treguar heroizëm të pashoq, Abiti kishte pasur fatin t`i takonte kësaj familjeje. Prandaj qysh i ri, ishte brymosur me ide kombëtare. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të vendlindjes, kurse ato të mesmet në Kaçanik. Demostratat e vitit 1981, Abitin maturant e gjejnë në ballë të tyre, ai qëndronte në radhët e para me flamurin me shqiponjën dykrenare. Qysh atëherë ishte betuar se do të luftonte për çlrimin e Kosovës, edhe pse njerëzit vriteshin, burgoseshin, Abiti kurr nuk e ndali aktivitetin patriotik. Arrestimi i kushëririrt të tij, Fadilit dhe dënimi me dy vjet burg, e frymëzoi Abitin që të punonte edhe me tepër. Kjo ia shtonte edhe më shumë urrejtjen ndaj pushtuesve-çetnikë serb. Si djalë i ri që ishte, Kosovën e shihte të çliruar, e sidomos pas shpërthimit të luftës në ish republikat e tjera, si   në Slloveni, në Kroaci e në Bosnjë. Abiti ishte vetë shqiponja, ai ishte kudo në ballë, ishte i dalluar për organizimin e çdo aksioni apo lufte kundër armiqëve të përbetuar të shqiptarisë. Ishte i urtë i sjellshëm dhe i dashur për të gjithë ata që e njihnin, por edhe që s`e njihnin, por që kishin degjuar për heroizmin e tij kundër pushtuesve, flasin me admirim për të. Me suprimimin e autonomisë, çetnikët serbë ndaluan qdo gjë, si universitetin, shkollat, ndërsa punëtorët i larguan nga fabrikat. Të njëjtin fat e përjetoi edhe Abiti me shokë të tjerë.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75282


23/08 02:54AM
Nga autori i faqes....!
(0) komentet,   (0) ...

 

Të nderuar lexues dhe shfletues të faqes www.shefkti.publiku.com

vetem ju njfotoj se ky artikull per deshmoret e lirise eshte marre nga libri i autorit Mr. kolonel Hajrush Kurtaj "Shungullon Gryka e Kaçanikut".

 

Me rrespekt



TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75281

23/08 02:49AM
ABUSH LIMAN LOKU
(2) komentet,   (0) ...

 

ABUSH LIMAN LOKU

(1979-1999)

 

Abush Liman Loku u lind në fshatin Kotlinë më 20 korrik të vitit 1979 në një familje bujare dhe me tradita atdhetare e patriotike. Shkollën fillore e kreu në Kotlinë. Ushtroi punën e automekanikut me mjfaft sukses dhe ishte i dalluar me seriozitetin, me urtësinë dhe me dashurinë që kishte për njeriun. Ishte i afërt dhei rrespektuar jo vetëm nga shokët e tij, por edhe nga gjithë qytetarët kaçanikas. Ata kudo flisnin për modestinë dhe për shkathtësinë që kishte Abushi.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75279


23/08 02:06AM
Avdurrahim Daut Shehu
(0) komentet,   (0) ...

 

A DURRAHIM DAUT SHEHU

(1960-1999)

 

Avdurrahim Daut Shehu u lind më 1 prill 1960 në Kaçanik. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në vendlindje. Avdurrahimi rrjedh prej një familjeje ekonomikisht të mesme., por kombëtarisht të pasur, të dalluar edhe me bujari, gjithmonë, në çdo periudhë histroke, e lidhur ngushtë me atdhetarizmin. Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/75278



  1  2

.
.