.
.


Kontakto autorin

Informacionet e kontaktit
Te dashur Vizitor ta kujtojmë me ndere e krenari veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te Familjes se tij, te përkulemi përherë para gjakut te dëshmorëve qe na dhanë mundësinë te jemi te barabartë me popujt e shteteve europiane. Lavdia dhe falenderimi qofte ne Allahun fuqiplote, nderi dhe falënderimi qoftë mbi ata qe dhanë jetën për këtë ditë. Gëzuar dhe e festofshim për jete e mot EPOPEN E LAVDISHME TE USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES.

Kategorite
Shtėpia
Vjersha pėr dėshmorėt
video clipe lufte
Vjersha per Komandantin
Dokumente
Origjina e Ilireve
10 gusht 1998-Gabrricė
L i b r a
Humor
Ēka kan shkruar per UĒK-ne
Foto klipe nga rivarimi i deshmoreve
Komandanti Adem Jashari-video
Video klipe nga perkujtimet dhe rivorimet
Poezi per trimat
Dokumentari per 3 deshmoret e f. Biqec
Dėshmorėt e Br. 162 "Agim Bajrami"
Dėshmorėt e lirisė
Poezi nga vizitorėt
Lista e Dėshmorėve "Feniksėt e Lirisė"
Fotografi nga perkujtimet per Deshmorėt

...Artikujt e fundit
hi
[25/07 02:31AM]

Dokument
[14/07 03:26AM]

Dokumenti kriminal i Ēubrilloviqit bazė mbi spastrimin etnik tė shqiptarėve
[14/07 03:04AM]

Dokumentari i 3 dėshmorėve te f. Biqec pjesa e 5-tė
[30/04 05:49PM]

Dokumntari (pjesa e katert)
[20/04 06:26PM]

Dokumentari pjesa e trete
[20/04 06:24PM]

Dokumentari (pjesa e dyte)
[19/04 05:33PM]

Dokumentari
[19/04 05:26PM]

Poezi nga Fitore Hajdini
[30/03 08:28AM]

Poezi nga Valtoni
[17/03 05:11PM]

Kenga per Hetem Asaj nga Shkurte Fejza
[05/03 04:54PM]

Manifestimi ne f. biqec
[04/03 06:58PM]

Fenikset e lirise 5
[14/02 06:24PM]

Video klip
[25/01 10:14AM]

Betimi te Uji i Bardhe 2
[24/01 04:03PM]

Betimi te Uji i Bardhe
[24/01 09:49AM]

Poezi nga Zelije Zenuni
[07/01 04:55AM]

Komandant Shpata "Milaim Mezini"
[06/01 03:12AM]

Komandant Bardhi "Milaim Mezini"
[06/01 03:01AM]

Poezi nga Arbri
[13/11 04:17AM]


Foto albumet Skender Veseli
0


Miqte e mi
Muzik

Linkat e mi
Shefketi







09/08 11:52AM
Poezi nga Deshmorja Jehona Raka
(2) komentet,   (0) ...

TRIUMFI

 

Kosovë, atdheu im,

Herët m`i ke lidhur këmbët e duart me zingjir,

Armiku më vrau malltretoi e burgosiRead More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/74612


21/06 08:56AM
Bografia e Fatosi Limanit
(0) komentet,   (0) ...

 

FATOS SHEFQET LIMANI
(8.1.1978-19.4.1999)

 

 

Fatos Limani ka lindur më 8 janar të vitit 1978,në Prishtinë,në një familje atdhetare të prejardhur nga fshati Pogragjë i komunës së Gjilanit.Prindërit e tij,Shefqeti e Hylkia,kishin treguar një përkushtim të madh prindëror ndaj fëmijëve të tyre,Leonorës, Fatosit,Mimozës e Kastriotit.Ata kishin arritur të krijojnë një çerdhe të shëndetshme, me ngrohtësi e me edukatë të mirë familjare.Një shkëlqim të veçantë në këtë çerdhe,bënte gazi,hareja dhe ylli i saj,Fatosi.
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/69484

21/06 08:55AM
Fatos Shefqet Limani
(0) komentet,   (0) ...



TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/69483

07/04 06:16PM
Abdullah Bugari
(0) komentet,   (0) ...

Abdullah Bugari

Abdullah Bugari i takon plejadës së djelmoshave të cilët qëndronin në krye të gjeneratës, që mbi supet e veta të njoma e të ngarkuara para kohe me barrën shekullore, hapëroi guximshëm nëpër historinë kombëtare dhe gjeografinë e trojeve etnike. Kjo plejadë, e përgatitur mirë moralisht në shumë dimensione të rrafshit kombëtar, ëndërroi dhe bëri të pamundshmen: theu mitin mbi paprekshmërinë dhe mbi pathyeshmërinë e Serbisë mitomane e cila nëpërmjet neronizmit të Sllobodan Millosheviqit projektonte djepa në vendet ku do t'i lënte eshtrat, projektonte shtretër në vende ku do t'i gjente varret, projektonte ardhmëninë në trojet ku nuk e kishte të kaluarën, prandaj as të tashmen. Dhe nuk kishte faj Sllobodan Millosheviqi, sepse ashtu ia kishin projektuar akademikët pasardhës të Hartvigut, të Cvijiqit e të Gjorgjeviqit në kohën kur "akademikët" e Kosovës bënin "gjumin dimëror" në "Kullat e Velanisë" e zgjoheshin të premteve për të numëruar se sa shokë të Abdullah Bugarit janë burgosur e prangosur, janë rrahur e sakatosur, janë etiketuar e përrallosur duke u përgojuar se me "veprime të pamatura, radikale ekstremiste" po i vënë jashtë binarëve taktet e "Simfonisë së Zezë" që ekzekutohej mbi tokën e Adem Jasharit, mbi Pashtrikun e Luan Haradinajt e mbi Rahavecin e Tonit e të Micit, për të cilin ra Abdullah Bugari. Kjo qe plejada e djelmoshave që lundronin nëpër "Oqeanin e Shpresës" për një Kosovë të pavarur, për një Kosovë të cilën e pati ëndërruar profesor Ukshini, por ja se nuk e pritën, as Toni as Abdullahu e as Selajdini, prandaj të gjithëve u mbetën duart e djathta mbi dhe e amanetet: "Vazhdoni aty ku mbetëm ne!".
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57314

07/04 05:18PM
Roku (Rrahim Beqiri)
(0) komentet,   (0) ...

 

 
 



Bashkouni Shqiptar.

bashkohuni vellezer e motra shqiptaré
te gjithe para flamurit japim betimin
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57300

07/04 05:15PM
Poezi per Musli Imerin
(4) komentet,   (0) ...

 

Dëshmorit Musli Imeri
Nga Zajqeci i Dardanës

============================

Më është mbushur kjo zemër plot dhimbje e mallë
S’dua ta shoh të vuajtur popullin tim shqiptarë,
Ndaj e kam guximin e kurrë s’do të pushoj
Kosovë lirinë tënde shumë e dëshiroj.

Më percollen Gjyshi e Babai, lot’ s’u pash në sy
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57297


07/04 05:14PM
Mblidhni eshtrat shkinat plaka
(2) komentet,   (0) ...

 

BLIDHNI ESHTRAT SHKINAT PLAKA


T´bijtë e shkines s´dijn kah shkojnë
humben rrugen ne Koshare
kan mendu se lehtë kalojnë
janë mashtru he dalshin fare.

Larg del tym e ushton bjeshka
edhe kanga s´din me u ndalë
ikni shkije shpetoni veten
n´qoftëse doni të jeni të gjallë.

Jo as të gjallë s´dalin nga aty
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57294


07/04 05:13PM
BIRI I GJILANIT
(0) komentet,   (0) ...

BIRI I GJILANIT



Puthe djemt të fundit here
Nanë e Babë t’a dhanë bekimin
Dole bjeshkës në pranverë
Andrra jote ish’ çlirimi

Ishe trim me palcë Kosove!
Për Liri jetën e fale!
Ti kufinin e bashkove
Komandanti në Koshare!

Mbete Agim Ramadani
Në Koshare si Bajrak!
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57291


07/04 05:11PM
D ė s h m o r ė v e
(12) komentet,   (0) ...

 

DËSHMORËVE

Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe,
që vdekjes i jep kuptim, përjetësisë rrënjë.
Mbi imazhin e sakatosur të atdheut, Kosovës sime,
Aty ku gjëmon toka, aty ku derdhet gjaku,
Aty do vije liria, kështu thoshte bacë Metush Krasniqi – Plaku.

Në oda burrash është pjekur burrëria,
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57289


07/04 01:17PM
Jahja R. Danuza
(0) komentet,   (0) ...

 

Jahja R. Danuza

Ndërsa në Prekaz të Drenicës e në Gllogjan të Rrafshit të Dukagjinit zhvilloheshin luftimet ndërmjet luftëtarëve të lirisë dhe forcave çetnike serbe, në Rrafshin e Anadrinit formohen këshillat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlonin përgatitjet për të dalë haptazi kundër të gjitha formave të dhunës që ushtronte policia serbe kundër popullatës së pambrojtur shqiptare. Përgatitjet e këtilla zhvillohen edhe në Rahavec, veçanërisht pas themelimit të dhjetësheve lokale të Hasit e pas daljes së formacionit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenaj, më 26 prill të vitit 1998. Ndikim relevant për rahavecasit kishte lajmi se Xhelal Hajda, me nofkën Toni, kishte depërtuar në Gllogjan dhe se Selajdin Mullabazi - Mici, e Hamdi Mullaliu - Rrushi, gjendeshin në Likoc. Në radhën e "Djemve të Rahavecit" që shpejtonte për t'u bashkuar me shokët, në Prekaz, në Gllogjan, apo edhe në Drenaj, u shqua dëshmori i kombit Jahja Rejhan Danuza nga Rahaveci.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57255


07/04 01:16PM
Faik Rama
(0) komentet,   (0) ...

 

Faik Rama

Në ditët e para „kur piqet qershia" e kur zuri të lëshojë shtat e flatra Batalioni i Rahavecit, rrëzë „Majës së Kikës", në një shkollë fshati, në Astrazub, njëri prej djelmoshave që me vullnetin më të madh u bashkohet petritëve të Adem Jasharit e rrufeve të Luan Haradinajt, ishte edhe Faik Hajredin Rama i “Rahavecit podrimçak që i mbushi llogoret gjak”, sipas epikës sonë historike.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57254


07/04 01:15PM
Hysni Duraku
(0) komentet,   (0) ...

 

Hysni Duraku



Krushës së Madhe të Anadrinit, në dhjetor të vitit 1998, i ra përhise një provë e rëndë. Anadrinasve e veçanërisht Krushës të prof. Ukshin Hotit, u ra mbi supe një barrë, të cilën po e bartin që atëherë kur në vendlindjen e Bajram Currit e të profesor Ukshinit u hapën tetë themele për shtëpitë e amshueshme të Përjetësisë së bijve të tyre, që u bënë bijë të këtij kombi e që ranë në Pashtrik, me Has andej, e Has këtej, vetëm pak metra pa arritur në breg të Drinit të Bardhë të skuqur me gjakun e hotëve të Krushës së Madhe. Dhe kështu, në atë Dhjetor, Krushës i pati rënë që në terrin e asaj nate të "Dhjetorit të Shqetësuar" t'i thonë fjalët e burrërisë, para burrave dhe para krenarisë kombëtare, sepse ky fshat lindi, rriti e mbajti burra, e në atë dhjetor të vitit 1998 ia fali shqiptarisë profesor Muhametin, studentët: Sinanin, Hidanë, Sedatin, Isakun, Ismetin, së bashku me Skënder Hamelin e Hasit e Hysni Durakun e Krushës, sepse për Hysni Xhafën e Xhafë Avdisë, Kosova ishte shumë e dashur, më e dashur se luksi i Perëndimit, e më e ëmbël se komoditeti i standardit në kurbet, sepse deshi që Jetonit e Dritonit t'ua lë një Kosovë të Lirë, t'ua lë trojet e bashkuara etnike.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57253


07/04 01:14PM
SELAJDIN HAMID MULLABAZI
(9) komentet,   (0) ...

 

SELAJDIN HAMID MULLABAZI
(6.5.1970-6.11.1998)

Selajdin Hamid Mullabazi-Mici është i lindur në Rahavec më 6 maj të vitit 1970. Hamid Mullabazi e kishte shtëpinë rrëzë Lugjeve të Verdha, Mëhalla e Mullabazëve në kuadër të pjesës së njohur të Sallatashit të Rahavecit. Këto janë kullat dhe konaqet e njohura të Halil Homzës, të njohur në këngët popullore kundër Reformave të Tanzimatit. Rrjedh prej një familje të mesme prodhuesish bujqësorë e blegtoralë, familje kjo mjaft e madhe e Maxhunit të Mullabazëve të njohur për një jetë të organizuar relativisht mirë në të gjitha aspektet: me kulla, me oda, me meshkuj e me sejmenë, me një prodhimtari të mjaftueshme bujqësore e blegtorale, si për nevojat familjare, ashtu edhe për plasman në treg "sa të bëhet idare" në një ekonomi familjare të organizuar në frymën tradicionale.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57252

07/04 01:12PM
XHELAL BAJRAM HAJDA
(3) komentet,   (0) ...

 

XHELAL BAJRAM HAJDA
(19.7.1967-6.11.1998)
Xhelal Bajram Hajda, i njohur si "Kolonel Toni" si "Komandant Toni" e si "Toni" është i lindur më 19 korrik të vitit 1967. Ishte "sugar" i nënë-Xhylës e cila kishte gjashtë fëmijë, pesë djemë dhe vetëm një vajzë. Edhe Hajdët e Rahavecit, por edhe dajallarët, Hotët e Krushës së Madhe, ishin të njohur për pjesëmarrjen e tyre aktive në të gjitha format e rezistencës që organizohej kundër pushtuesit serb. Ata, kishin rënë në altarin e lirisë pa u mbetur gjurmë as varr e as nishan. I ati, Bajram Hajda, ishte i biri i Sinanit të Xhelës nga zjarri i Halitit të njohur si Halit Hajda e Halit Aga. Edhe Sinan Hajda ishte vrarë e zhdukur nga dora serbe, si pengesë për ndërtimin e ardhmërisë së Kosovës serbe e jugosllave. Kështu Bajrami, herët mbeti pa të atin duke bartur mbi kurrizin e vet fëmijëror varfërinë, nga njëra anë, dhe të kaluaren e hidhur e të padëshirueshme për pushtetin e kohës, i cili për t'i thyer Hajdët moralisht, i denoncon herë pas herë, sipas etiketimeve që bëheshin dhe grackave që ua montonte pushteti serb. Që t'u shmanget këtyre grackave, Bajram Hajda, i lodhur ekonomikisht me konfiskime e moralisht me denoncime të ndryshme, detyrohet që disa herë të ndërrojë lagjet, derisa largohet në fund të Rahavecit, në një fushë bri aksit rrugor Rahavec-Xërxë.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/57250

.
.