.
.


Kontakto autorin

Informacionet e kontaktit
Te dashur Vizitor ta kujtojmë me ndere e krenari veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te Familjes se tij, te përkulemi përherë para gjakut te dëshmorëve qe na dhanë mundësinë te jemi te barabartë me popujt e shteteve europiane. Lavdia dhe falenderimi qofte ne Allahun fuqiplote, nderi dhe falënderimi qoftë mbi ata qe dhanë jetën për këtë ditë. Gëzuar dhe e festofshim për jete e mot EPOPEN E LAVDISHME TE USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES.

Kategorite
Shtėpia
Vjersha pėr dėshmorėt
video clipe lufte
Vjersha per Komandantin
Dokumente
Origjina e Ilireve
10 gusht 1998-Gabrricė
L i b r a
Humor
Ēka kan shkruar per UĒK-ne
Foto klipe nga rivarimi i deshmoreve
Komandanti Adem Jashari-video
Video klipe nga perkujtimet dhe rivorimet
Poezi per trimat
Dokumentari per 3 deshmoret e f. Biqec
Dėshmorėt e Br. 162 "Agim Bajrami"
Dėshmorėt e lirisė
Poezi nga vizitorėt
Lista e Dėshmorėve "Feniksėt e Lirisė"
Fotografi nga perkujtimet per Deshmorėt

...Artikujt e fundit
hi
[25/07 02:31AM]

Dokument
[14/07 03:26AM]

Dokumenti kriminal i Ēubrilloviqit bazė mbi spastrimin etnik tė shqiptarėve
[14/07 03:04AM]

Dokumentari i 3 dėshmorėve te f. Biqec pjesa e 5-tė
[30/04 05:49PM]

Dokumntari (pjesa e katert)
[20/04 06:26PM]

Dokumentari pjesa e trete
[20/04 06:24PM]

Dokumentari (pjesa e dyte)
[19/04 05:33PM]

Dokumentari
[19/04 05:26PM]

Poezi nga Fitore Hajdini
[30/03 08:28AM]

Poezi nga Valtoni
[17/03 05:11PM]

Kenga per Hetem Asaj nga Shkurte Fejza
[05/03 04:54PM]

Manifestimi ne f. biqec
[04/03 06:58PM]

Fenikset e lirise 5
[14/02 06:24PM]

Video klip
[25/01 10:14AM]

Betimi te Uji i Bardhe 2
[24/01 04:03PM]

Betimi te Uji i Bardhe
[24/01 09:49AM]

Poezi nga Zelije Zenuni
[07/01 04:55AM]

Komandant Shpata "Milaim Mezini"
[06/01 03:12AM]

Komandant Bardhi "Milaim Mezini"
[06/01 03:01AM]

Poezi nga Arbri
[13/11 04:17AM]


Foto albumet Skender Veseli
0


Miqte e mi
Muzik

Linkat e mi
Shefketi







05/02 05:47AM
Me 10 gusht 1998
(7) komentet,   (0) ...

pellumbateliris if(!parent.content) window.open('index.htm','Fenster','');  

Me 10 gusht 1998 ne f. Gabrricë

Mengjes ne ora 4 :30 forca te medha serbe te ngarkuar me shum autoblInda e tanka ,rrethuan fshatin GABRRIC,pra Miftar Kurtes ja rrethuan shtepin ,me preteks  se aty pushonin ushtaret e UQK.Keto forca ishin te lajmeruara nga disa Spiun te ketij rrethi(ku me von u kuptuan se kush ishin ata,edhe pse akuzoheshin njerz te pafajshem ,per spiunimin e tyre).Ate dit dukej se qdo gje mori fund per Fshatin Gabrric,ishim te bindur se qdo person do Masakrohej dhe fshati do te shkaterrihet teresisht.Un isha deshmitar i gjith ngjarjes ,pasi qe nuk pata shans te largohem nga shtepija me familjen time dhe femit.Un mendoja njiher se policija erdhi tme arrestoi mua ,pasi qe mua me duhej ti mbaja 60 dit burg,per disa akuza te ngarkuara nga spb e ferizajit.Kur verejta se forcat serbe se po e rrethojn fshatin ateher ma muar mendeja se ktu do ndodh nji kasaphane e vertet.I dhash zor ,u ngrita ne kembe ,dhe desha qe te dal te lajmeroj ,zoteri Hajrush Kurtin ,pasi qe ky me par ishte oficer i ish Yugosllavis,mendova se po e kerkoj n kete.Me te dalur,ne koridorin e shtepis ,verejta se te gjitha perpjekjet e mija jan te kota,pasi qe ter shtepija ime ishte e rrethuar me forca te medha policore e ushtarake.Nuk dija se qte veproj pasi ne dhom kisha gruan 2 femit ,njerken dhe vellaun Bekimin,un mora nji sopat dhe vendosa pas dere ne dhom,edija se nuk mund te beja asgje por,mendoja se sepaku te sulmoi ndonjerin prej tyre e ateher tna mbysnin te gjitheve ,se sa tna masakronin nji nga nji.ne ora 4:35 MINUTA filuan krismat e para ,dhe ndegjohej nji ze ,PREDAJTE SE(DOREZOHUNI)nga te krismat e teperta te Pragave dhe armeve tjera ,ndegjoheshin edhe disa Tik take,te rralla ,nga TRE ushtaret e UQK qe at nate ishin ndalur aty pak te pushojn.XHELADIN KURTAJ GABRRIC,AGIM BAJRAMI STAGOV,DHE BESNIK BEGUNCA KAQANIK(ushtaret e UQK). U n jam deshmitar i nji lufte te vertet dhe te rrept qe ndodhi aty,qdo gje vereja sepse isha ne katin e dyt te shtepis sime.Krisma te medha ,dhe britma te te medha O LELE ndegjoheshin ne qdo an.AUTOBLINDAT dhe PRAGAT vetem gjemonin. Tymi e flaka e kaploi tere fshatin Gabrric.Ordti serbe sa vinin e shtoheshin vini ndihma pa ndalur.Ushtaret tan ishin vetem tre ,dhe nga nji qoshe e shtepsis se Miftarit ndegjoheshin edhe disa te shtena te rralla,ku nga andej shtinte Djaloshi Danush Kurtaj ,qe ti ndihmonte shoket dhe vellezerit e vet.Fshati vetem ushtonte,dhe shtepija e Miftarit ndizej flak,pritma te medha te qetnikeve te plagosur te shoqeruara me krisma ndegjoheshin ne qdo qoshe.Sulmet e ketyre tre trimave ,nuk mundeshin shkiet ti thejn dot,qe te tre kishin arritur qe ne tri anet te zene pozitat e mira dhe te sulmojn forcat serbe.Meqenese kishte shum polic dhe te ngarkuar deri ne dhemb ,pas 6 oresh te shtenat pushuan,vetem ndegjohej zeri i ndihmes se par qe barte polic te vdekur e te lenduar.Me te pushuar te shtenat ,dhe verejta se forcat policore serbe ,po largohen dalengadal,ateher vendosa te dal e te shiqoj se qka ka ndodhur.Me te dalur ne oborrin tim nen terasen e shtepis sime,pash shum gezhoja armesh ,dhe gjak,edhe ketu isha deshmitar se kishte te vrar e te plagosur.Dola ne oborrin e fqiut tim Isufit ,nuk kishte asgje ,familja e Isufit ishin ngujuar ne nji podrum dhe nuk qisnin ze fare,kuptohet ishte per tu frikesuar,,O QAZIM bertita por kot sepse ata ende ishin te traumatizuar nga gjith ajo ngjarje ,dhe kishin frik.Asnji i gjall nuk vrehet ne fshat ,sepse shumica e fshatit me te hetuar se po hyn forcat serbe kishin ikur ne mal.Nuk dija qte beja ,shkova te shtepija e Miftareve,nuk kishe ku te shkel nga gjaku ,flaka dilte ne qdo pellemb dhe nji tym i madh kishte mbuluar tere fshatin.Hyra ne oden ku kishin qen Djelmoshat e UQK ,por aty vetem ndizeshin disa dyshek te ndryshem dhe tepih ,mua nji dyshek mu duk siku njeri pasi nuk mundesh te dallosh asgje nga tymi,por pash se nuk kishte njeri aty ateher ,mora nji KOF dhe fillova qe te shuaj zjarrin ,.Nuk levizte asnji i gjall,Meqense un kisha femit dhe familjen ,se pari vendosa qe ti largoj nga aty,dhe ket arrita ta bej nga ndihma e nji kusheririt qe muar familjet dhe iku per ne FSHATIN GAQKE.KUr,I LARGOVA FEMIT ATEHER MERRJA FRYM MA LIR.Pritja se se paku te vinte dikush dhe tme ndihmonte sepse nuk dija se qka te bej.Pas ca oresh erdhe Vellau i XHELADINIT Raifi ,dhe pyeta se qka eshte puna.Ai tregoi se TRE trimat e UQK jan vra PRA:XHELADINI AGIMI ,e BESNIKU,dhe se vellaun tjeter DANUSHIN e kishin marr te gjall me gruan dhe kunaten,dhe se bashku me ta edhe FATMIR KURTAJ,Keta te gjallet i Marrin ne SPB e FERIZAJIT,ku i malertojn ,per se tepermi,DANUSHIN e kishin maltertuar aq shum saqe edhe dhembet ne goj ja kishin thyer qe te gjith.Gruja e Danushit ,dhe Kunata pas disa oresh lirohen ,DANUSHIN DHE FATMIRIN e dergojn ne burg. DANUSHIN e masakrojn ne Burgun e Dubraves ne  Istog ,kurse Fatmiri pas disa vitesh lirohet me disa shok te rrethit te Kaqanikut..Pra edhe keta trimat e liris XHELADININ,AGIMIN .DHE BESNIKUT at DIT ne oret e vona te pasdites,Kerri i gjamis i bjen kufomat ne fshat ,ku aty isha vetem un ,dhe personi qe drejtonte kerrin e gjamis me kembengulje insistonte nga un qe ti tregoj emrat e ketyre heronjeve,mesiguri se UDBA kishte angazhuar qe te mirrte informatat me te hollesishme.porun nuk munda ti tregoja ,por te them te drejten as nuk mundesha ti dalloja se cili eshte XHELADINI apo tjeret ,sepse ishin te mbuluar me gjak,UN morra kufomat dhe i palova vet me doren time,dhe i mbulova me nji qarqaf te bardh ,dhe rrija te koka e tyre ,pritja deri sa te vjen dikush ne ndihm,Me von filluan te vin njerz nga mbar fshatrat ,por ajo qe ishte ma me rendesi se kur ra mbremja gje te gjith u larguan nga aty ,nga frika apo per qfar nuk di ,pasi qe dikush duhej te bente roje kufomat,prap mbeta un me kusheririn Sherifin plakun Eshrefin ,dhe Elmin. A t nat ne beme rojen e fundit te tyre.te nesermet ,ishte dita e vorrimin te deshmoreve.Thuaj se e ter Kosova ishte aty,,Deshmoret e kombit u vorrosen ne vorrezat e fshatit Gabrric,ku ne vorrim ishin mbi 6 mij vet.Pra lavdi ketyre deshmoreve dhe lavdi te gjith atyre qe derdhen gjakun per KOSOV.Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/46691


08/07 12:14PM
Kanuni
(0) komentet,   (0) ...


Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/8103


07/07 02:55PM
Kuriozitete
(2) komentet,   (0) ...

A E DINI SE...
Në shekullin 17, princi Augustus, vëllai i Mbretit George të Anglisë kishte vdekur dhe ishte varrosur në Kaçanik.

Një ditë tek Allahu xh.sh sipas llogarisë sonë është 1000 vjet.

Devja e ndien erën e ujit 100km larg.

Zemra te meshkujt peshon 280 gramë

Zemra te femrat peshon 230 gramë.
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/7902

02/07 07:00AM
Lidhja e Prizrenit
(3) komentet,   (0) ...

 

Lidhja e Prizrenit më shumë është e mbuluar me mitizime sesa me vlerësime reale. Dështimin e saj historianët e kanë shndërruar në sukses, por duket se ka ardhur koha të zbresim në tokë.

Kur flitet për Lidhjen e Prizrenit emocionet e kaplojnë çdo shqiptar. Referatet, kumtesat dhe debatet që bëhen rreth saj gjithmonë bëhen në superlativ, duke e vlerësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë shqiptare. Dihet se gjatë historisë janë krijuar mite për ngjarje të ndryshme historike, ndër të cilat edhe për Lidhjen e Prizrenit. Ndër të parët që kanë shkruar për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe që e ka ngritur në një pozitë të tillë ka qenë poeti i njohur Gjergj Fishta, i njohur për krijimin e shumë miteve kombëtare, i cili në epin e tij “Lahuta e Malcis” ia kushton një këngë Lidhjes së Prizrenit. Më pas, ka qenë regjimi i Enver Hoxhës që ka vazhduar me mitizimin e ngjarjeve të tilla. Historianët e kësaj periudhe e kanë mbivlerësuar rolin e saj, pasi që ndoshta edhe është dashur ta mbivlerësojnë, sikurse kanë bërë edhe fqinjët tanë për ngjarjet e tyre historike. Por si duhet historianët ta trajtojnë këtë ngjarje? A duhet të vazhdojnë ta mitizojnë apo duhet të merren me faktet?Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/7126


30/06 11:05AM
Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė
(0) komentet,   (0) ...

SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË

Aleanca Ballkanike dhe çështja shqiptare

Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan dhe u kishin krijuar popujve të kësaj zone kushte të favorshme për zhdukjen e plotë të sundimit osman. Këto ngjarje, nga ana tjetër, shqetësuan e vunë në lëvizje qeveritë e shteteve ballkanike. Gjendjen e krijuar në Ballkan, sipas tyre, mund ta shfrytëzonte Austro-Hungaria për të pushtuar sanxhakun e Pazarit të Ri, ndërsa lëvizja çlirimtare në Shqipëri e në Maqedoni mund të shpinte në autonominë e këtyre vendeve, gjë që ishte në kundërshtim me planet ekspansioniste serbe, malazeze, bullgare e greke. Shtetet ballkanike, me gjithë kontradiktat e thella që kishin ndërmjet tyre, shpejtuan të lidhnin një aleancë politike e ushtarake për t’i dalë përpara çdo të papriture dhe për ta zgjidhur çështjen në përputhje me interesat dinastikë. Formimin e një aleance të tillë e përkrahte edhe Rusia cariste, e cila kërkonte ta përdorte atë si gardh kundër shtrirjes austro-gjermane në Evropën Juglindore.
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/6877

30/06 11:03AM
Lėvizja politike kulturore nė Shqiperi
(0) komentet,   (0) ...

LËVIZJA POLITIKE KULTURORE NË SHQIPËRI PAS SHPALLJES SË KUSHTETUTËS TURKE (1908 – 1910)


Revolucioni i turqve të rinj (1908) dhe shqiptarët

Përvoja e lëvizjes kombëtare e viteve të fundit u tregoi shqiptarëve se një nga rrugët për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të vendit ishte përmbysja e regjimit autokrat të sulltanit dhe vendosja e një rendi kushtetues, që të njihte të drejtat kombëtare të popujve të shtypur. Për t’ia arritur këtij qëllimi, një varg personalitetesh shqiptare hynë në bashkëpunim me lëvizjen nacionale-borgjeze të turqve të rinj? që lindi në vitet 80 të shek. XIX dhe drejtohej kundër absolutizmit të sulltan Abdyl Hamitit II. Pas formimit në Stamboll, në maj të vitit 1889, të Komitetit të fshehtë “Bashkim e Përparim” (“Ittihad ve Terakki”), i cili pas disa vitesh u shpërnda nga qeveria e sulltanit, turqit e rinj vijuan veprimtarinë e tyre kryesisht jashtë vendit, ku gjatë viteve 1895-1896 formuan shoqëritë e tyre dhe nxorën një varg organesh shtypi.
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/6868


30/06 10:57AM
Konkresi i Manastirit
(7) komentet,   (0) ...

Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar

22 Nentor 2007

Veprimtaria kombëtare, ose më konkretisht, ajo kulturo-arsimore dhe gjithë proçeset që shkojnë në favor të çështjes kombëtare kanë patur momente kur janë lartësuar, kanë qenë të çmuara dhe të domosdoshme për kohën dhe rrethanat ku edhe ishin të krijuara ose të inicuara, dhe, ka patur momente kur kanë patur rrënie, rrënie jo nga vet koha, por zhdukje me qëllim për të humbur ose ndaluar realizimin e idealeve.
Read More

TRACKBACK URL: http://www.publiku.com/trackback/6860

.
.