.
.


Kontakto autorin

Informacionet e kontaktit
Te dashur Vizitor ta kujtojmë me ndere e krenari veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te Familjes se tij, te përkulemi përherë para gjakut te dëshmorëve qe na dhanë mundësinë te jemi te barabartë me popujt e shteteve europiane. Lavdia dhe falenderimi qofte ne Allahun fuqiplote, nderi dhe falënderimi qoftë mbi ata qe dhanë jetën për këtë ditë. Gëzuar dhe e festofshim për jete e mot EPOPEN E LAVDISHME TE USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES.

Kategorite
Shtėpia
Vjersha pėr dėshmorėt
video clipe lufte
Vjersha per Komandantin
Dokumente
Origjina e Ilireve
10 gusht 1998-Gabrricė
L i b r a
Humor
Ēka kan shkruar per UĒK-ne
Foto klipe nga rivarimi i deshmoreve
Komandanti Adem Jashari-video
Video klipe nga perkujtimet dhe rivorimet
Poezi per trimat
Dokumentari per 3 deshmoret e f. Biqec
Dėshmorėt e Br. 162 "Agim Bajrami"
Dėshmorėt e lirisė
Poezi nga vizitorėt
Lista e Dėshmorėve "Feniksėt e Lirisė"
Fotografi nga perkujtimet per Deshmorėt

...Artikujt e fundit
hi
[25/07 02:31AM]

Dokument
[14/07 03:26AM]

Dokumenti kriminal i Ēubrilloviqit bazė mbi spastrimin etnik tė shqiptarėve
[14/07 03:04AM]

Dokumentari i 3 dėshmorėve te f. Biqec pjesa e 5-tė
[30/04 05:49PM]

Dokumntari (pjesa e katert)
[20/04 06:26PM]

Dokumentari pjesa e trete
[20/04 06:24PM]

Dokumentari (pjesa e dyte)
[19/04 05:33PM]

Dokumentari
[19/04 05:26PM]

Poezi nga Fitore Hajdini
[30/03 08:28AM]

Poezi nga Valtoni
[17/03 05:11PM]

Kenga per Hetem Asaj nga Shkurte Fejza
[05/03 04:54PM]

Manifestimi ne f. biqec
[04/03 06:58PM]

Fenikset e lirise 5
[14/02 06:24PM]

Video klip
[25/01 10:14AM]

Betimi te Uji i Bardhe 2
[24/01 04:03PM]

Betimi te Uji i Bardhe
[24/01 09:49AM]

Poezi nga Zelije Zenuni
[07/01 04:55AM]

Komandant Shpata "Milaim Mezini"
[06/01 03:12AM]

Komandant Bardhi "Milaim Mezini"
[06/01 03:01AM]

Poezi nga Arbri
[13/11 04:17AM]


Foto albumet Skender Veseli
0


Miqte e mi
Muzik

Linkat e mi
Shefketi







[21/06 08:56AM]
Bografia e Fatosi Limanit

 

FATOS SHEFQET LIMANI
(8.1.1978-19.4.1999)

 

 

Fatos Limani ka lindur më 8 janar të vitit 1978,në Prishtinë,në një familje atdhetare të prejardhur nga fshati Pogragjë i komunës së Gjilanit.Prindërit e tij,Shefqeti e Hylkia,kishin treguar një përkushtim të madh prindëror ndaj fëmijëve të tyre,Leonorës, Fatosit,Mimozës e Kastriotit.Ata kishin arritur të krijojnë një çerdhe të shëndetshme, me ngrohtësi e me edukatë të mirë familjare.Një shkëlqim të veçantë në këtë çerdhe,bënte gazi,hareja dhe ylli i saj,Fatosi.
Dëshmori Fatos Limani,shkollën fillore e ka kryer në Prishtinë,me sukses të dalluar.Sukses të dalluar arrin edhe në shkollën e mesme teknike "28 Nëntori", të kryeqytetit.Siç ishte i mirë në mësime dhe i afërt e i sjellshëm me shokët,gjatë kohës sa studioi në degën e arkitekturës ne Fakultetin e Ndertimtarise te Universitetit te Prishtines.I regjistruar ne kete dege,ne vitin akademik 1996/97,ai i dha provimet ne afatet e parapara,duke arritur deri ne vitin e trete te studimeve.Krahas studimit dhe ngritjes profesionale,Fatosi nuk qendroi anash as ndaj zhvillimeve politike ne Kosove,ne kohen kur faktor i ktheses se tyre ishte bere rinia studentore, ne vjesht te vitit 1997.Me rastin e protestes se 1 Tetorit te atij viti,Fatosi kishe testuar forcen e vet fizike ne perballjen me veprimtaret e shquar te levizjes studentore,e cila mori persiper barren per prishjen e gjendjes se status kuose se krijuar nen roberi,duke e dinamizuar rezistencen perball pushtuesit dhe duke paralajmruar uraganin e Ushtrise Qlirimtare te Kosoves.Shperthimi i luftes se armatosur dhe dalja ne skene e UQK-se,fillimisht ne Drenice dhe pastaj edhe ne zonat e tjera te Kosoves,ne zemren e Fatosit shtoi edhe me teper vrullin e dashurise per lirine e atdheut.Ne kete kohe,ai kishte shfaqur interesim te hapet per Ushtrine Qlirimtare te Kosoves dhe uniformen e saj.Ne nje rast bisede me dajen e se emes dhe bashkveprimtarin,Muhamet Ahmeti,ne pranvere te vitit 1998,ishte shprehur se me shum se çdo gje tjeter,deshironte ta kishte nje simbol te UQK-se.Tashme,ne qender te interesimit te tij nuk ishin studimet,por format e organizimit per luftimin e pushtuesit.Duke qene ne kontakt me nje rreth te caktuar shokesh,sidomos me koordinatorin e njesiteve te formacionit gueril BIA,Muhamet Ahmeti, ne kete koh u inkuadrua ne njeren prej njesiteve guerile te qytetit te Prishtines.Si pjestar i njesitit gueril G-2 te BIAS-s,Fatosi kreu aksione te shumta,ne pjesen e qytetit te Prishtines ku veproi ku njesit,duke deshmuar shkathtesi dhe gatishmeri te larte per sakrifice.Nder aksionet e tij te kesaj kihe ishte edhe fotografimi nga nje largesi e caktuar,si dhe skicimi i pozicionit te kazermes se ushtrise serbe ne Prishtine,ne janar te vitit 1999.Po ashtu,ai beri edhe vezhgimin e terrenit,siguroi shperndarjen e gazetes ilegale te kohes "Clirimi"etj.
Pas fillimit te bombardimit te NATO-s mbi caqet ushtarake serbe,pushtuesi serb ndermori fushaten kunder shqiptareveper spastrimin etnik te Kosoves.Ko fushat e kishte perfshire edhe familjen e Fatosit ne Prishtine.Me 31 mars te vitit 1999,ai se bashku me motren,Leonoren dhe me vellan Kastriotin,ishte ne mesin e popullates civile qe po debohej nga Kosova.Pas rruges se gjate,te kaluar kryesisht ne kembe,te nesermen arriti ne Kukes,prej nga duhej te vazhdonte per ne Fier.Rruges per ne Fier,ne rastin e pare te kontaktit me pjestaret e Ushtrise Qlirimtare te Kosoves ne fshatin Kalimash,Fatosi u nda nga motra e nga vellai,si dhe bashkudhetaret e tjere per t'iu bashkuar radheve te kesaj ushtrie,ishte realizuar.Gezimin per shkak te lirmit nga ku peng,ai e kishte shprehur edhe ne qastin e ndarjes lamtumirese nga motra e nga vellai.Ne fytyren e tij,ata kishin hetuar ndjenjen e lumturise,si asnjeher me pare.Pamja e kesaj fytyre kishte rrezatuar energji jete e optimizmi,enegji per te luftuar deri ne fund kunder pushtuesit dhe per ta fituar kete lufte.
Ne Kalimash,Fatosi u radhit ne njesine e komanduar nga eprori BINAK GASHI te brigades 138 te UQK-se,e cila me von do te emerohet me emrin e komandantit te saj deshmor,Agim Ramadani.Aty beri stervitjet dhe aftesimin e nevojshem ushtarak,para se te shkonte ne vijen e frontit.
Ne Dekaden e dyte te muajit prill te vitit 1999,brigada 138 "Agim Ramadani" vuri ne zbatim planin ushtarak per mposhtjen e mbrojtes se kufirit ndermjet dy pjeseve te tokes etnike shqiptare,Kosoves dhe Shqiperise politike,me qellim te heqjes se ketij kufiri.Te gjitha parapergaditjet per kete sulm ishin bere me kohe.Sipas planit strategjik,kufiri duhej te thyhej ne Koshare.Nder ata qindra luftetare te lirise,te cileve u takoi nderi dhe lavdia per ta thyer kete kufi,ishte edhe Fatos Limani.Ato dite prilli,zonat rreth koshares u zhvilluan beteja te ashpra dhe vendimtare per fatin e luftes çlirimtare te udhehequr nga Ushtria Qlirimtare e Kosoves,sepse,nga aty duhej te fillonte kapitullimi dhe terheqja e forcave te pushtetit serb nga Kosova.Betejat u fituan dhe Ushtria Qlirimtare e Kosoves triumfoi mbi armikun.Guret e mallkuar,qe ndane pergjysme truallin etnik shqiptar,gati per nje shekull te tere,u nxorren dhe u rrokullisen si gure Sizifi pas shpines se armiqeve.Kosharja,Rrasa e Koshares,Rrasa e Zogut dhe toponime te tjera te kesaj zone ish-zone kufitare,tashme jane bere sinonime te betejes per heqjen e kufirit dhe ribashkimin e tokave shqiptare,por edhe sinonim i lavdise dhe i heroizmit te trimave te UQK-se.Keta trima ia kishin mesyre ketij kufiri,te vendosur per ta hequar ate,qofte edhe me çmimin e jetes se tyre.Kete çmim e paguan shume deshmore te lirise,duke i shtuar gjymtyret e atdheut e duke i zgjatur jeten atij.Nder ta edhe deshmori Fatos Limani,i cili ra ne fushen e nderit,me 19 prill te vitit 1999,te Rrasa e Koshares.Perkrah tij,ne altarin e lirise rane edhe deshmoret,Leonard Palucaj,nga Klina,Shukri Qorraj,nga Syrigana e Skenderajt,Afrim Stajku,nga Arbana e Prizrenit,e Fisnik Ibrahimi,nga komuna e Sharri.Ne zjarrin e luftes,trupat e ketyre deshmoreve ishin varrosur si te paindetifikuar ne varrezat e vitit 1999,ata u rivarosen ne Koshare.Tre vjet me vone,ne gusht te vitit 2002,u be rizhvarimi i trupave,te cilet u derguan ne morgun e Rahovecit.Identifikimi i trupit te deshmorit Fatos Limani u be ne dhjetor te vitit 2002.Sipas konstatimit te analizave te ADN-se,ai kishte rene nga plage armesh te zjarrit,te marra ne gjoks.Rivarrimi i ketij deshmori u be me 16 janar te vitit 2003,ne Varrezat e Deshmoreve ne Prishtine,me ceremoni nderimi.Ne shenje mirenjohje e perjetsimi,nje rruge e Prishtines eshte emertuar me emrin e deshmorit Fatos Limani.Ndersa,ne fshatin Pogragje te Gjilanit eshte lokalizuar vendi ku do te ngrihet permendorja e tij.Sot,ne familjen e deshmorit,ne shenje kujtimi,ruhen shume fotografi te tij,nder te cilat edhe ajo ne mesin e bashkluftetareve dhe me uniforme te UQK-se,bere ne kalimash:leja e njoftimit;karta e anetarsimit ne Unionin e Pavarur te Studenteve te Universitetit te Prishtines;pasaporta,te cilen,nga kalimashi ia kishte derguar familjes ne Prishtine,ndermjet nje bashkqytetari,me porosine se po qe se do t'i nevoitej,do ta merrte me vone;rroba e gjera te tjera .
 
Kjo biografi eshte marrun nga Labi.

 


...

Shperndaje te shoket/ Share on Facebook

 


Komente

Vendos Koment
Emri:


Emaili:


Titulli:


Komente:

Kodi:


.
.