Bilardo
 
.
.




Te dashur Vizitor ta kujtojmë me ndere e krenari veprën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te Familjes se tij, te përkulemi përherë para gjakut te dëshmorëve qe na dhanë mundësinë te jemi te barabartë me popujt e shteteve europiane. Lavdia dhe falenderimi qofte ne Allahun fuqiplote, nderi dhe falënderimi qoftë mbi ata qe dhanë jetën për këtë ditë. Gëzuar dhe e festofshim për jete e mot EPOPEN E LAVDISHME TE USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES.

Kontakto autorin

Informacionet e kontaktit

Kategorite
Shtėpia
Vjersha pėr dėshmorėt
video clipe lufte
Vjersha per Komandantin
Dokumente
Origjina e Ilireve
10 gusht 1998-Gabrricė
L i b r a
Humor
Ēka kan shkruar per UĒK-ne
Foto klipe nga rivarimi i deshmoreve
Komandanti Adem Jashari-video
Video klipe nga perkujtimet dhe rivorimet
Poezi per trimat
Dėshmorėt e Br. 162 "Agim Bajrami"
Dėshmorėt e lirisė
Poezi nga vizitorėt
Lista e Dėshmorėve "Feniksėt e Lirisė"
Fotografi nga perkujtimet per Deshmorėt
Albumi i UĒK-se

...Artikujt e fundit
Foto albumi i UĒK-sė
[12/03 01:12PM]

Kenga per Hetem Asaj nga Shkurte Fejza
[05/03 11:54PM]

Manifestimi ne f. biqec
[05/03 01:58AM]

Fenikset e lirise 5
[15/02 01:24AM]

Video klip
[25/01 05:14PM]

Betimi te Uji i Bardhe 2
[24/01 11:03PM]

Betimi te Uji i Bardhe
[24/01 04:49PM]

Poezi nga Zelije Zenuni
[07/01 11:55AM]

Komandant Shpata "Milaim Mezini"
[06/01 10:12AM]

Komandant Bardhi "Milaim Mezini"
[06/01 10:01AM]

Poezi nga Arbri
[13/11 11:17AM]

poezi nga Krenarja
[29/10 10:06PM]

Poezi per Ismet Krasniqin
[20/10 08:57AM]

Erjona Kryeziu
[08/10 09:32PM]

Poezi te Erijones
[07/10 09:50PM]

Poezi nga Fatjoni
[03/10 08:54PM]

Naim Frashėri
[01/10 11:02AM]

Qani Luma
[01/10 09:42AM]

Osman Mustafė Luma
[30/09 10:19AM]

Murat Xhemail Lika
[30/09 10:16AM]



Foto albumet Skender Veseli
0


Miqte e mi
Muzik

Linkat e mi
Shefketi






[29/09 03:39PM]
Nazim Xhemshir Terziu

 

NAZIM XHEMSHIR TERZIU
(1977-1998)

 

Nazim Xh. Tereziu u lind më 8 tetor 1977. ishte fëmija i gjshtë në familjen me tradita patriotike dhe atdhetare. Familja e tij ballafaqohej jo vetëm me vështirsi ekonomike, por dhe me shqipfolës tradhtarë, të cilët më vonë nuk do ta lënë të qetë asnjëherë Nazimin.

Shkollën fillore e kreu në fshatin Doganaj të Kaçanikut, kurse të mesmen e filloi në Kaçanik, por e ndërpreu. Duhej të shkonte nëpër shtëpi private.

Në Kosovë kishin filluar trazirat. Kjo Nazimin e mundonte pa masë. Ishte krijuar një mjerim i madh te popullata, por shpresa se Kosova një ditë do të çlirohej, nuk shuhej.

Nazimi u bë krah i fortë i familjes dhe i athdheut. Familja Terziu për policët serbë tashmë ishte bërë hallk në sy. Xhaxhai i Nazimit ishte inxhinier i elektronikës. Duke u kthyer nga Ferizaji atë në rrugë e godet një kamion, të cilin e ngiste një serb dhe ky vdes manjjëherë. Që nga ajo kohë te  Nazimi filon të krijohet një urrejtje edhe më e madhe. Ishte ende i ri, por ishte betuar se do ta merrte hakun e xhaxhait të tij. Ishte adhurues i flaktë i sportit dhe kishte një talent të rrallë. Me fillimin e domonstratave e të protestave, Nazimi, së bashku me Bashkimin, ishin të parët në turmën e madhe dhe brohoritnin pa u trembur fare.

Më vonë Nazimi filloi aktivitetin e tij të drejtpërdrëjtë dhe më 15 maj 1998 iu bashkua radhëve të UÇK-së. për atë ditë ai thotë se ishte dita më e lumtur e tij, sepse atij atdhetari i kishte ardhur dita, të cilën e kishte pritur shumë kohë për t`iu bashkuar vëllait Gazimit, i cili kishte kohë që ndodhej në radhët e UÇK-së.

Më 18 korrik 1998 Nazimi, së bashku me një grup ushtarësh vajti në Shqipëri, në Tropojë, ku qëndroi tri javë. Pas stërvitjeve me ushtarë të tjerë, morën armatimin dhe u kthyen në Kosovë. Pastaj, ky u inkuadrua në njësitin e Kaçanikut. Me shokun e tij të ngushtë Bashkimin, shkuan në Jezerc, për t`iu ndihmuar vëllezërve nga Ferizaji e nga Shtimja. Pas atyre luftimeve të ashpra që u zhvilluan, armikut serbë i shkaktuan dëme në ushtarë dhe në teknikë ushtarake.

Më 28 shtator u kishte sjellë bukën ushtarëve në pikën dy. Kjo pikë ishte rrezikuar nga armiku, prandaj Bashkimi nuk pranon të largohej nga këtu, ku fillojnë përleshjet e ashpra me armikun. Bashkimi premtimin për atdheun e dërgoi në vend, ra heroikisht në betëjën e Jezercit. Ndërkaq Islam Hasa dhe një shokë tjetër u plagosën. Kur degjoi Nazimi këtë lajm të kobshëm, përshëndetet me shokë dhe shkon për ta tërhequr kufomën e Bashkimit. Ai ishte betuar se për së gjalli nuk do ta linte vëllanë ë tij, Bashkimin aty. Në përleshjet e ashpra, Nazimi me shokë vrasin një munër të madh çetnikësh, dhe pas një sërë luftimesh, edhe Nazimi bie heroikisht në mbrojtje të atdheut. Këtu, pra, në ofensivën e Jezercit, e cila qe mjaft e suksesshme dhe bëri johonë të madhe, ku forcat çetnike lanë shumë të vrarë, bie dëshmori i lirisë me shtatë shokë të tjerë.

Ky hero u shpërblye me çmimin më të shtrenjtë, me lirinë që e gëzon sot Kosova.

Ky dëshmor si dhe të gjithë të tjerët, janë në zemrat tona, në gjirin e Kosovës nënë. Ata dhe vetëm ata me gjakun e tyre trasuan rrugën e lirisë, që ne ta gëzojmë sot lirinë e të krenohemi me veprën e djemve më të mirë të këtij dheu. Sot, ata prehen të qetë në altarin e lirisë.

I lehtë u qoftë dheu i Kosovës martire!

 


...
Share this article on Facebook

Thjesht.com




Fotografite
Komente

Vendos Koment
Emri:


Emaili:


Titulli:


Komente:

Kodi:





A service of publiku.com,
.