|
MURAT XHEMAIL LIKA (1975-1999)
Në mesin e dëshmorëve të lirisë bën pjesë edhe Murat Xhemail Lika, i cili u lind më 1 shkurt 1975 në fshatin Shtrazë. Murati mësimet e shkollës fillore i kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm, në pamundësi që të udhëtonte për shkak të kushteve të vështira ekonomike, pa dëshirën e tij, u detyrua ta ndërpirste. Ishte krah i fortë i shtëpisë, i urtë, i degjueshëm. Brenga më e madhe e Muratit ishte fati i Kosovës, sepse okupatori serb kishte ndalur me forcë çdo gjë që frymonte shqip. Vetëm falë idealit dhe sakrificës kombëtare, shqiptarët qëndronin të pathyeshëm. Kur Kosovës i kanosej lufta, Murati, ishte i vetëdijshëm se lufta kërkon luftatërë, ndaj ai me mish e me shprit u vu në lëvizje për çlirimin e atdheut duke punuar në ilegalitet të thellë. Murati nuk lodhej, asgjë nuk e ndalte atë, por dueht theksuar se ai mori pjesë në lëvizje me tërë familjen e tij. Ai, së bashku me vëllezërit e tij ishte bërë shembull se si luftohet për atdhe. Lufta filloi në Drenicë, e cila me një ritëm të shpejtë përhapet në tërë Kosovën, duke përfshirë edhe Komunën e Kaçanikut. Murati tashmë ishte i përgatitur që me bashkëluftëarët e tij t`u dilte për ballë forcave çetnike. Me të vëllanë Mustafën, dhe me shokë të tjerë, u bënë furnizues të palodhshëm të UÇK-së me armë. Ata kryen një mision të madhë për paqen dhe për lirinë e Kosovës. Më 18 korrik të vitit 1998, Murati legalizoi radhitjen e tij ndër më të parët në radhët e UÇK-së, në Brigadën 162 “Agim Barjami”. Aty me krenari mban qpitetin vigjilent dhe strateg i rralë. Mbi të gjitha ai ishte luftëtar i rryer për lirinë e këtij vendi, që e kemi pritur me shekuj. i vetëdishëm se liria i ka rrënjët në gjak, ai nuk kurseu as mundin, as djersë, as gjakun e as jetën. Shtëpia e tij ishte bërë çerdhe e UÇK-së dhe ithtarëve të lirisë. Në mbrotje të popullatës civile nga çetnikët serbë, ai përherë u gjet atje ku ishte nevoja. Më 8 mars 1999 në Ivajë, çatnikët ndërmorën një ofensivë të egër me numër të madh ushtarësh e paramilitarësh me një rrehtim të hekurt. U ndez lufta e pabarabartë kundër luftëtarëve të UÇK-së. Murati ishte në vijën e parë të frontit. Kishte ideal të lartë kombëtar, ndaj nuk sprapsej dot. Pas një përleshje të ashpër ushtarake, ky symbol i lirisë ra heroikisht në mbrotje të atdheut dhe të popullatës civile. Ra për të mos vdekur kurrë, për të mbjellë lule të lirisë që në marsin e ardshëm t`i mbledhim lirisht e t`i vëmë në kujtim të dëshmorëve që me gjakun e tij të njomë ujiti truallin e lirisë. U radhit në radhët e familjes së dëshmorëve të Kosovës krenare, e cila për herë të parë përdori me vend pushkën dhe diplomacinë. I lehte u qoftë dheu i Kosoves martire…..!
|