|
Kushtuar dëshmorit të kombit Ismet Krasniqi, i rënë në demonstratat e 27 marsit 1989 Demonstratat, po kush i nisi Me shumë t’ri, Ismet Krasniqi E lindi nëna ta flijojë veten Për Kosovë trimi dha jetën N’mars t’përgjakshëm tetdhjetë e nëntë Erdh n’Grashticë një lajm i rëndë Mos loto Ismetin, oj nënë Djali yt, nënë, nuk është për gjëmë Djali yt, nëno, mundi vdekjen Ndaj Kosovës e mbajti besën. Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa. Dil dushman n’log mejdani S’jemi qyqe, por shqipe mali S’e lëmë nënën që na lindi S’e lëmë trollin-o që na rriti Bëhem gacë e të përcllojmë Bëhem flakë e të shkrumbojmë Përtej pragut s’kem’ ku shkojmë Kush t’lakmojë në trollin tonë Do t’pendohet, por do të jetë vonë. Shporru bishë, ty të vraftë Zoti! Ende është gjall-o Gjergj Kastrioti Idriz Seferi e Mic Sokoli. Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa. Qëndro Kosovë veç edhe pak Se agimin e ke n’ prag Lidhi plagët mos t’rrjedhin gjak Se për ty ka kush merr hak Për ty rashë e m’duket pak. Më trashëgojnë sokola mali Për ty jetën Kosovë e falin Kush me pushkë e kush me sëpatë Syrin pishë e barkun thatë Nuk e bëjmë vdekjen hesap. Ballin lart ju nëna e motra Me Ismetin nuk është shuar votra Mjaft kësi trimash ka Kosova Mbetën mjaft bij e bija Shndrisin n’qiell porsi shkëndija Me gjak të tyre frymon liria. Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa. Mos më pyet se ç’bëmë, oj nënë Tregojnë varret që i kemi bërë Hekurudhën e ha me dhëmbë S’lejoj shka ta shkel me këmbë Aferim, Ismet, aferim Trim ke lindur, e po shkon trim Kur t’lulzojë pema n’oborr Jam aroma që kundërmon Kur të shtrohet sofra n’shtëpi Unë jam shija që sjell liri Kur bie rrezja e agimit Jam kristali i vezullimit. Jo, or shka, sa t’ka Ismeta S’ke çka lyp n’Kosovë, qebesa.
|
shum mir qe keni ber kete
Shkruar nga: egzona | 28/10 11:36AM
vjerrsh per xhaxhain tin
o Adem Jashari shpinen kosoves nuk ja ktheve luftove bashk me xhaxhainn tim si trim une ju them trima si ju nuk ka pasur......
Shkruar nga: elmedina | 04/12 09:28AM
tung
po shum mir te koka veq vagjdon keshty se mir eshta
Shkruar nga: lopardi | 18/12 06:14PM
hello
shummmmmmmmmm shummmmmmmmmmmmmmm e mir valla veq vazhdo keshtu se mir eshte uahuahuahuahuahuahuauauahauhauh
Shkruar nga: florina | 05/01 03:10PM
|